Situatat stresuese, puna e rëndë, mungesa e gjumit, problemet e ndryshme shëndetësore – të gjitha këto ndikojnë që lëkura juaj të ketë probleme të vazhdueshme.
Ndër problemet që më së shumti hasen tek lëkura është ajo e akneve, trajtimi i të cilave varion tek secili organizëm, transmeton lajmi.net.
Por, dermatologët kanë përgatitur një maskë, përbërësi kryesor i së cilës është limoni, që ia rikthen lëkurës suaj vitalitetin dhe lufton aknet.
Përbërësit:
Një e bardhë e vesë
Një lugë gjelle mjaltë
Një lugë gjelle qumësht
Një lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Tundeni të bardhën e vesë dhe shtojani përbërësit tjerë, pastaj përzijini mirë, deri të krijoni një lëng homogjen.
Pasi të jetë përgatitur maska, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të funksionojë për 15 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë, për ta shpëlarë përzierjen.