Nëse dëshironi të reduktoni stresin, atëherë ju duhet ta lyeni shtëpinë me këtë ngjyrë.
Një vend relaksues për t’iu larguar nga streset e punës dhe jetës së përditshme është më se i nevojshëm, transmeton lajmi.net.
Por skema e ngjyrave që përdorni në ujdisjen e shtëpisë tuaj mund të ketë një ndikim të madh në atë se sa të relaksuar ndjeheni.
Hulumtimet e reja nga Universiteti i Sussex tregojnë se njerëzit ndihen më të qetë kur rrethohen nga ngjyra blu e errët.
Studimi madje gjeti se normat e zemrës ishin dukshëm më të ulëta kur personat ishin në prani të ngjyrës relaksuese.