Një grup shkencëtarësh kanë shpikur një pemë artificiale që shndërronndotësit në oksigjen të pastër, pemë e cila llogaritet të shpëtojë botën nga ndotja e mjedisit, shkruan Gazeta Metro.
Të motivuar nga situata kritike e ajrit të ndotur në Mexico City, një ekip inxhinierësh, studiuesish dhe biologësh bashkuan forcat për të krijuar një pemë artificiale.
Pema robotike e pastrimit të ajrit e quajtur BioUrban përdor një sistem filtrimi të mikroalgave për të thithur ajrin e ndotur dhe për të prodhuar ajër të pastër. Frymëzuar nga vetë thelbi i natyrës, BioUrban bazohet në parimin e fotosintezës.
Për më tepër, pemët BioUrban nuk kanë ndikim negativ, pasi ato nuk prodhojnë mbeturina apo ndotje në natyrë.