Komuna e Prishtinës mbulon shpenzimet e varrimit për banorët e komunës.
Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e djeshme e ka rritur shumën për shpenzimet e varrimit deri në 200 euro.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me propozimin tonë ka kaluar ndryshimi i rregullores për shpenzimet e varrimit në Komunën tonë, duke e rritur vlerën në 200 euro.
Qe disa vite, Komuna e Prishtinës mbulon shpenzimet e varrimit për banorët e komunës duke subvencionuar direkt familjen. Prej tash vlera riimbursimit të shpenzimeve është rritur deri në 200 euro.