Fjalë Kyçe

Kjo është shuma që kërkon Trump për emigrantët

Kjo është shuma që kërkon Trump për emigrantët

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka kërkuar një shtesë prej 4.5 miliardë dollarë nga Kongresi sot për shkak të situatës në kufirin me Meksikën, ku mungojnë mjetet financiare për kujdesin dhe akomodimin e emigrantëve nga Amerika Qendrore, fluksi i të cilit është rritur.

AP njoftoi se numri i familjeve që vijnë në kufi është më i lartë se numri i migrantëve individualë dhe nevojat e familjeve janë dukshëm më të larta se nevojat e individëve.

Sipas agjencisë amerikane, rreth një milion emigrantë pritet të arrijnë në kufirin e Meksikës dhe SHBA-së këtë vit, numri më i madh që nga viti 2000, kur kufirin në shumicën e rasteve përpiqeshin të kalonin burra pa familje dhe përcjellje, gjë që ishte është më e lehtë për t’u kthyer në Meksikë, transmeton KosovaPress.

AP shton se stacionet kufitare nuk janë të dizajnuara për të siguruar strehim për një numër kaq të madh njerëzish.