Virginia Hall, është spunja më e famshme që njeh historia, gjithashtu më e rrezikshmja. Ka qenë spiune amerikane e cila veproi në kuadër të agjensive të inteligjencës britanike. Gjermanët e quajtën “Artemis”, ndërsa Gestapo e ka konsideruar spiune më të rrezikshme të aleatëve, trasnmeton Gazeta Metro.
Virginia Hall me një këmbë prej druri, ndihmoi në fitimin e Luftës së Dytë Botërore. Virginia Hall, punoi për Ekzekutivin e Operacioneve Speciale të” Winston Churchill” dhe kishte angazhuar prostituta infektuar ushtarët nazistë.
U konsiderua si një person shumë i rrezikshëm dhe shefi i Gestapos Hermann Göring vuri postera, duke ofruar shpërblim për arrestimin e gruas që konsiderohej spiunia më e rrezikshme në Francë.
Ajo, i inkurajoi vajzat që t’u jepnin klientëve të tyre pije, brenda së cilave kishte drogë. Kjo i bënte armiqtë të varur nga heroina dhe të paaftë për të luftuar.
Germaine më pas e prezantoi Virxhinian me gjinekologun Jean Rousset, i cili e lejoi atë të përdorte klinikën për të ndihmuar agjentët e dëmtuar. Përveç kësaj, Dr Rousset, i mashtronte ushtarët gjermanë, duke iu thënë se vajzat në bordello nuk kishin sëmundje seksuale. Madje, ai iu jepte vajzave disa karta të bardha, me pretendimin se nuk ishin të infektuara.
Hall e humbi këmbën teksa ishte për gjueti. Aksidentalisht qëlloi veten dhe mjekët për t’i shpëtuar jetën i prenë këmbën deri tek gjuri.
Edhe në këto momente Hall nuk e humbi optimizmin dhe e quajti këmbën e saj prej druri “Cuthbert”.