Pas miratimit të Rezolutës për dialog nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar i pari i LVV-së, Albin Kurti.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë.
“Punësimi e drejtësia, arsimi e shëndetësia,buxheti i ri për FSK-në, të gjitha këto presin, ama dialogu me Serbinë është çështje urgjente, thanë mbrëmë!”, ka shkruar Kurti.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
U shtrinë
Ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë.
Punësimi e drejtësia, arsimi e shëndetësia, buxheti i ri për FSK-në, të gjitha këto presin, ama dialogu me Serbinë është çështje urgjente, thanë mbrëmë! Kush donte ta zvogëlonte entuziazmin popullor për ushtrinë në Kosovë? Paj, askush si Serbia. Ishte çështje urgjente kjo.Andaj shpejt u shtrinë.