Këngëtarja dhe arkitektja, Eliza Hoxha i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet./Gazeta Alo/