Aurora mund të jetë një nga bukuritë e natyrës – por stuhitë diellore që i krijojnë ato janë tregues që mund të mbingarkojnë çdo pajisje elektronike në Tokë, paralajmëron një ekspert.
Juan Carlos Casado kapi një aurorë të bukur që ndriçoi qiellin e natës së Islandës në një vorbull të gjelbër, transmeton lajmi.net.
Imazhi, i cili tregon aurorën e pasqyruar në liqenin Thingvallavatn, u zgjodh si një fotografi e ditës nga NASA.
Megjithëse stuhitë diellore që gjenerojnë aurora janë zakonisht të padëmshme, një pjesë e madhe që godet tokën mund të ketë efekte katastrofike.
Një stuhi e tillë e regjistruar në vitin 1859 rrëzoi rrjetet telegrafike në nivel global.