Fjalë Kyçe

Kjo parti bëri peticionin kundër hidrocentraleve që është nënshkruar nga 6 mijë qytetarë

Kjo parti bëri peticionin kundër hidrocentraleve që është nënshkruar nga 6 mijë qytetarë

Kundërshtimi i fuqishëm menjëherë pas lajmit se në Lumbardhin e Pejës mund të ndërtohen hidrocentrale, u nis nga Dega e Partisë Demokratike në Pejë, duke sensibilizuar opinionin se ky projekt është i dëmshëm dhe plotësisht i paarsyeshëm.

Siç njofton PDK, një nga format e kundërshtimit ishte edhe peticioni kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës.

Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët, kundër kësaj ideje për dëmtimin e perlës së Ballkanit, Grykës së Rugovës, ka vazhduar edhe sot, raporton kp.

Nënshkrimi i peticionit nga qytetarët, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, deri në shfuqizimin e plotë të këtij projekti të dëmshëm për komunën e Pejës dhe më gjerë. Deri më tani, peticionin e kanë nënshkruar mbi 6 mijë qytetarë.