Drejtoria e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë u ka bërë thirrje nxënësve që ta vijojnë mësimin gjatë ditës së shtunë.
Sipas njoftimit të kësaj shkolle, ky njoftim është i bazuar në vendimin e MASHT-it për zëvendësimin e orëve gjatë ditëve të shtuna, transmeton Klan Kosova.
“Me vendimin e MASHT për zëvendësimin e orëve gjatë ditëve të shtuna, ne si Institucion edukativo-arsimor në bazë të vendimit të MASHT u bëjmë thirrje nxënësve tanë që nesër (e Shtunë),me datë 09.03.2019 të vijnë me orar të rregullt të ditës së hënë”.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të gjimnazit “Frang Bardhi”.