Fjalë Kyçe

Kjo video virale nga Marsi është e rreme

Kjo video virale nga Marsi është e rreme

Kujdes! Video në lidhje me uljen e Roverit Perseverance në Mars po qarkullojnë gjithashtu në Twitter.

Rover Perseverance i NASA u ul me sukses në Mars të enjten dhe tani po fillon të kërkojë për jetë dhe ujë.

Por gjatë misionit të suksesshëm, video të rreme po shfaqen gjithashtu në Twitter që tregojnë imazhe që nuk janë të uljes aktuale.

Njëra nga këto video virale tashmë ka mbi 24 milionë shikime nga një llogari e vetme dhe miliona shikime të tjera nga llogaritë e tjera, transmeton Telegrafi.

Videoja thuhet se tregon Roverin Perserverance duke eksploruar Marsin. Por kjo video është e rreme – ose të paktën shumë më e vjetër dhe me një tingull të manipuluar.

https://twitter.com/i/status/1362814591940648960

Shpjegim

Dhe këtu janë arsyet: NASA ende nuk ka porositur Roverin për të shkuar diku në Mars, por video tregon diçka që endet përreth në Mars. Video gjithashtu tregon se “Curiosity” është e shkruar në Rover në anën e poshtme të majtë. Kjo do të thotë që materiali video ndoshta vjen nga Rover Curiosity nga viti 2019.

Por ky nuk kishte mikrofonë të integruar dhe prandaj tingulli që mund të dëgjohet nuk është i vërtetë. Të paktën tingulli nuk ka lidhje me videon e treguar nga viti 2019. Është e paqartë nga vjen.

Për më tepër, skena tregon një terren krejtësisht të ndryshëm nga vendi ku në të vërtetë u ul Roveri Perseverance.