Është një nga balerinat më të njohura në vendin tonë, e cila aktualisht e vijon karrierën e saj në Itali.
Por vetëm pak ditë më parë balerina Klaudia Pepa ka qenë gjithashtu moderatore e edicionit të 20-të të festivalit “Kënga Magjike”.
Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar një foto duke kujtuar kohët e kaluara në këtë festival.
Në këtë foto ajo ka pozuar me motrën e saj Pamela Pepa duke u dukur të dyja tejet elegante dhe në formë. “Dashuria ime”,-shkruan Klaudia në rrjete sociale.