Fjalë Kyçe

Klienti u ankua për çmimet e “kripura”, kasapi e rreh brutalisht dhe e bën për spital

Klienti u ankua për çmimet e “kripura”, kasapi e rreh brutalisht dhe e bën për spital

Një incident i një dhune brutale ndodhi dje në një dyqan mishi në Heraklion të Kretës në Greqi, me “protagonistin” pronarin e biznesit dhe një klient.

Sipas informacioneve gjithçka ndodhi dje në mesditë kur një 46 -vjeçar shkoi në një kasaphane në qytet për të blerë mish.

Pasi përzgjodhi pjesën që donte, ai shkoi në arkë ku zbuloi se çmimi ishte shumë më i lartë se ai i shkruar në dritaren e ekranit. Ai vetë u ankua tek pronari 39-vjeçar duke thënë në fund se nuk do ta blinte mishin dhe u largua nga dyqani.

Kasapi 39-vjeçar, padyshim i zemëruar, ndoqi 46-vjeçarin dhe e sulmoi atë teksa po hipte në makinë. Kasapi e goditi me grushte në kokë ndërsa I përplaste derën me forcë në këmbën e klientit. Për pasojë 46-vjeçari pësoi frakturë në këmbën e tij. Në të njëjtën kohë, kasapi i shkaktoi shumë dëme materiale në makinë.

46-vjeçari u dërgua në spital ndërsa lajmëroi policinë duke ngritur një padi kundër kasapit. /abcnews.al