Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se në pikat kufitare Hani i Elezit dhe Merdare janë shtuar kolonat dhe pritjet.
Në pikën kufitare në Han të Elezit kolonat e automjeteve arrijnë gjatësinë deri në 30 metra në hyrje dhe në dalje.
Në Merdare, sipas QKMK-së, kolonat janë 30-40 metra ndërsa pritjet janë 20 minuta në hyrje e 45 minuta në dalje.
Gjithashtu QKMK ka treguar edhe për gjendjen e rrugëve të cilat të dërgojnë drejt pikave kufitare.