Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë edhe sot në orët e pasdites vazhdon të ketë pritje dhe kolona të gjata të automjeteve.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar të orës 16:25 pritjet më të gjata janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku për të hyrë në territorin e Kosovës pritur tri deri në tri orë e gjysmë. Ndërsa në dalje, në këtë pikë kufitare, pritjet e udhëtarëve janë deri në katër orë, teksa kolona e automjeteve është deri në 1.8 km.
Në pikën tjetër të kalimit kufitar Jarinje pritjet në hyrje janë 30-40 minuta , teksa në dalje pritjet janë deri në dy orë, kurse kolona e automjeteve është deri në 1 km.
Ndërkaq tek Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 25-30 minuta dhe kolona është 200 metra, ndërsa në dalje deri në dy orë dhe kolona është 800 m.
Në pikat e tjera kufitare, në përjashtim të Muçibabës dhe Bërnjakut, hyrjet dhe daljet janë 03-05 minuta dhe nuk ka kolona.