Fjalë Kyçe

Komania gjermane do të prodhojë 100 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19

Komania gjermane do të prodhojë 100 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19

Kompania gjermane, “Curevac” pret që të jetë në gjendje të prodhojë vaksinën kundër koronavirusit deri në fund të vitit, ka thënë investitori Dietmar Hopp për gazetën “Handelsblatt” të premten.

“Duam t’i kemi 100 milionë doza në dispozicion deri në fund të vitit”, ka thënë miliarderi Hopp, një nga themeluesit e kompanisë softuerik “SAP”.

Ai ka thënë se pret që aprovimi nga rregullatorët të bëhet në pranverë apo verën e vitit 2021, edhe pse një përdorim i saj i limituar mund të bëhet sivjet te punëtorët që janë në rrezik për marrjen e COVID-19.

“Curevac” me gjasë do të mposhtet nga rivalët amerikanë “Moderna” dhe gjermanët “Biontech”.

“Nuk mund ta fitojmë këtë garë”, ka thënë Hopp. “Por duam ta fitojmë garën për të prodhuar vaksinën më të mirë dhe këtu kemi shanse të mira”.