Fjalë Kyçe

Kombet që prodhojnë naftë pajtohen që të ulen çmimet

Kombet që prodhojnë naftë pajtohen që të ulen çmimet

Kombet që merren me prodhimin e naftës janë pajtuar të rrisin prodhimin, me qëllimin e uljes së çmimeve dhe lehtësimit të presionit mbi ekonominë botërore.

Karteli OPEC me partnerët si Rusia do të rrisin furnizimin prej muajit gusht pasi çmimet hipën në shifra rekorde gjatë pandemisë.

Ky veprim duhet të ketë impakt në çmimet e naftës nëpër pompa, të cilat po ashtu kanë shkuar në qiell, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Vitin e kaluar, Opeci me partnerët e shkurtoi prodhimin me 10 milionë barrela në ditë mes masave të reduktura shkaku i pandemisë.

Sidoqoftë, këtë vit çmimet sërish kanë shkuar në qiell pasi ekonomitë botërore janë hapur duke i dhënë rritje një inflacioni në disa shtete.

Prodhuesit e nafëts kanë provuar që të lehtësojnë uljet, por mosmarrëveshja me Arabisë Saudite dhe Emirateve Arabe kërcënonte planet në fillim të këtij muaji [korrik].

Abu Dhabi kishte bllokuar propozimet nga Riadi dhe Moska prë të zgjeruar prodhimin deri në vitin 2022 pasi kishin refuzuar kërkesat e saj.

Mosmarrëveshja e pazakontë publike mes aleatëve të ngushtë rriti frikën për stabilitetin e Opec +, që kontrollon më shumë se gjysmën e furnizimeve me naftë të botës.