Fjalë Kyçe

Biseda e nxehtë në telefon mes KQZ-së dhe mërgimtarit

Biseda e nxehtë në telefon mes KQZ-së dhe mërgimtarit

Vendimi i KQZ-së për verifikimin e votuesve kosovarë që jetojnë në diasporë është bërë temë e ditës më vend, me ç’ rast ka marrë kritika të mëdha për përmbajtjen e tij.

Në pikën 3 dhe 4 të këtij vendimi thuhej se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do t’u telefonojë votuesve nga diaspora të cilët e plotësojnë formularin për votim, dhe ata që nuk u përgjigjen thirrjeve, nuk do t’u merren parasysh aplikacionet.

Kjo kërkesë e KQZ-së ka bërë namin nëpër rrjetet sociale, duke bërë shaka.

Ky vendim nuk i ka shpëtuar kreativitetit të komedianit Mehdi Mulaj, i cili e ka nxjerrë një video të veçantë, të cilën mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.