Fjalë Kyçe

Komediani Zelenskiy fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

Komediani Zelenskiy fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky, pa përvojë politike ka fituar në zgjedhjet e balotazhit duke u bërë presidenti i ardhshëm i Ukrainës.

Sipas rezultateve, Zelenskiy kishte fituar 73 për qind të votës dhe Poroshenko vetëm 25 për qind, raporton BBC.

Volodymyr Zelenskiy, që e luan presidentin fiktiv në një serial të popullarizuar televiziv, ka qenë vazhdimisht në epërsi nëpër anketa karshi presidentit aktual, Petro Poroshenkos, përkrahja për të cilin ka pësuar shkaku i përpjekjeve të ngathëta për luftimin e korrupsionit si dhe uljen e standardeve jetësore.

Balotazhi i sotëm kishte vënë përballë njeri-tjetrit presidentin aktual, Petro Poroshenko dhe humoristin Volodymyr Zelensky, i cili luan rolin e një presidenti në një serial komik televiziv.