Komisioni për Punë të Jashtme po mbanë një mbledhje urgjente ku po trajtohet Projektligji për Dialogun.
Ky veprim është bërë me inicimin e nënkryetares së komisionit, Time Kadrijaj e cila ka mbledhur gjashtë nënshkrime të deputetëve.
Për këtë arsye ka reaguar kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se pozita ka dashur ta mbajë këtë mbledhje pa opozitën.
Sipas saj, ky projektligj nuk ka pozicion të qartë ndaj dialogut për këto 6-7 vite.
Ndërsa, ndaj saj ka reaguar deputeti i PDK-së Elmi Reçica, i cili ka ka thënë se ai ka kërkuar edhe në mbledhjen e kaluar që ligji për dialogun të trajtohet gjatë pauzave të seancës plenare.
Ndërsa deputeti i PDK-së Elmi Reçica ka thënë se duke e zvarritur punën e ligjit po rrezikohet që vendimet të merren jashtë kuvendit dhe deputetëve.