Sot është kompletuar e teta e finales së Kupës së Kosovës në futboll.
15 ndeshjet e zhvilluara në ditën e sotme në kuadër të së 16-ës së finales, plus ajo e djeshmja mes Dritës e Rahovecit, i përcaktuan 16 skuadrat që do të luajnë në të tetën e finales së kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe pse në përgjithësi nuk pati ndonjë befasi pasi kryesisht në fazën tjetër kaluan ekipet që ishin favorite, një gjë e tillë nuk vlen edhe për Ballkanin.
Kampioni i trefishtë i Kosovës u shokua nga Rilindja, e cila e bëri mrekullinë duke shkuar tutje vetëm falë penalltive, ngase loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.
Skuadrat tjera të Superligës si Prishtina, Llapi, Malisheva, Dukagjini, Ferizaj, Feronikeli ’74, Ballkani e Suhareka u kualifikuan tutje.
Llapjanët i dhanë fund serisë së zezë me një fitore të thellë ndaj Flamurtarit me rezultat 5:0.
Kurse, Suharekës iu nevojitën vazhdimet për ta eliminuar Trepçën ;89, 3:1, pasi loja e rregullt përfundoi baras, 1:1.
Më poshtë mund t’i shihni rezultatet e ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës. /Gazeta Express/
Rezultatet:
Besa Peja – Prishtina e Re 1-2
Vushtrria – KEK-u 1-0
Vjosa – Drenica 0-5
Fushë Kosova – Malisheva 0-5
Flamurtari – Llapi 0-5
Top Futbolli – Prishtina 1-5
Kika – Trepça 2-6
Ferizaj – Ramiz Sadiku 4-0
Dukagjini – Dardania 6-2
Istogu – Feronikeli ’74 1-2
Mitrovica – Vëllaznimi 3-4
Trepça ’89 – Suhareka 1-3
Gjilani – Liria 4-1
Rilindja 1974 – Ballkani 1-1 (10:9 në penallti)
2 Korriku – Dinamo 1-1 (0:3 penallti)