Fjalë Kyçe

Komuna e Prishtinës tregohet e pafuqishme për largimin e uzupatorëve të trotuareve në kryeqytet

Komuna e Prishtinës tregohet e pafuqishme për largimin e uzupatorëve të trotuareve në kryeqytet

Hapësirat e pakta publike në kryeqytet po shfrytëzohet nga asnjë benefit nga Komuna e Prishtinës. Sheshet kryesore të Prishtinës, “Skënderbeu”, “Nëna Terezë”, “ Zahir Pajaziti”, platoja mbi Kurriz etj, janë uzurpuar nga bizneset. Lokalet e ndryshme janë zgjeruar, janë bërë edhe një herë sa janë, duke improvizuar tenda të mbyllura në hapësirat komunale.

Asnjëra nga këto lokale nuk ka leje për shfrytëzimin e hapësirave publike, shkruan lajmi.net. Duke u ndjerë rehat me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës, pa lejen po përdorën edhe mijëra hapësira komunale në Prishtinë për biznes sikur në Qendër, ashtu edhe në “Ulpianë”, “Dardani”, “Arbëri”, “Bregu i diellit”, “ Aktash”, “Veterrnik”, etj, shkruan lajmi.net.

Kjo pos që po e cenon lëvizjen e lirë, po i kushton buxhetit të Komunës së Prishtinës më humbje të mëdha financiare. Vitin e kaluar, drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka lëshuar vetëm 10 leje që kanë të bëjnë më shfrytëzimin e hapësirave publike.

Habib Qorri, udhëheqës i Sektorit për Shërbime Publike në Komunën Prishtinës ka pranuar se vitin e kaluar janë lëshuar vetëm 10 leje. Ka thënë se kjo ka qenë për shko të situatës. Ai tha se është duke u krijuar një komision komunal për këtë punë. “Nuk janë lëshuar më shumë leje për shkak të pandemisë. Po pritët që të formohet një Komision i ri, i cili do të bëjë shqyrtimin e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike”, tha Qorri.

Detyra të këtij komisioni do të jetë mbledhja e të gjitha të dhënave të domosdoshme dhe bërja e matjeve, kalkulimeve-faturimeve dhe dhënies së pëlqimeve për shfrytëzuesit që i plotësojnë kriteret e parapara sipas Rregullores me nr. 110-157481.

Për shembull, vitin e kaluar një person ka kërkuar shfrytëzimin e një hapësirë të vogël publike në shesh për të grumbulluar fonde për nj studentë të sëmurë nga leukemia. Për shfrytëzimin e hapësirës tri ditore 36 m2 është paguar shuma prej 138 eurove. Kjo ka ndodhur pak para fillimit të pandemisë.

Vetëm 9 subjekte kanë kërkuar leje vitin e kaluar nga Komuna për shfrytëzimin e hapësirave publike. Të gjitha janë kafene, që kanë kukuar të vendosin terca. Komuna ua ka aprovuar lejet, ndërkohë i ka liruar nga pagesa. Janë qindra subjekte të ndryshe që vitin kaluar kanë shfrytëzuar dhe që aktualisht e shfrytëzojnë tokën komunale pa pagesë, dhe të njëjtat nuk kanë aplikuar për leje. Sipas tabelës që e ka parë lajmi.net dhe në vitin 2019 nuk ka pasur shumë leje të lëshuar për shfrytëzimin e hapësirave publike. Janë lëshuar vetëm 96 sosh, kryesisht për kafiteritë, hapësirat tjera kanë qenë të uzurpuara pa leje.