Fjalë Kyçe

Kontrabandistët të pamëshirshëm hedhin në det emigrantët, raportohen 20 viktima

Kontrabandistët të pamëshirshëm hedhin në det emigrantët, raportohen 20 viktima

Të paktën 20 nga 80 migrantë të hedhur në det nga kontrabandistët në Xhibuti kanë humbur jetën.

Drejtori Rajonal i IOM-it për Afrikën Lindore dhe Gjirin e Afrikës, Muhammed Abdiker, tha në Twitter se të paktën 20 nga 80 migrantët e hedhur nga një anije kontrabande që po shkonte në Jemen vdiqën në brigjet e qytezës Obock të Xhibutit.

Duke rikujtuar se mijëra afrikanë të rinj përpiqen të kalojnë në Jemen për të arritur në vendet e Gjirit, Abdiker deklaroi se kjo ishte tragjedia e tretë e ngjashme në gjashtë muajt e fundit dhe se më shumë se 70 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Kontrabandistët e migrantëve, nga frika nga rojet e sigurisë, herë pas here hedhin migrantët në det për të shpëtuar.