Policia e Kosovës nga rajoni i Vitisë e ka arrestuar një person në fshatin Buzovik të këtij qyteti. Sipas policisë, i arrestuari në një automjet i kishte ngarkuar dy lopë dhe dy viqa të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Maqedonia.
Me rastin sipas policisë, tashmë janë duke u marrë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kur është ndaluar nga policia në automjet kishte pasë të ngarkuara dy lopë me dy viqa të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së veriut. Me rast janë marr edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa me urdhër të prokurorit kafshët janë dërguar në terminal doganorë kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.