Policia e Kosovës ka zhvilluar një plan operativ, duke kontrolluar dy lokale në zonën e Deçanit, ku janë hasur duke shërbyer 11 femra, shtetase të Republikës së Shqipërisë dhe 2 të Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë zbatimit të planit operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019”, nga inspektoret komunal për arsye të mos respektimit të orarit të punës janë mbyllur dy lokale dhe është përpiluar proces verbal nga inspektoret përkatës.
“Gjithashtu nga inspektoret dhe policia janë verifikuar edhe 13 persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal. Pas verifikimit rezulton që 11- të jenë shtetase të Republikës së Shqipërisë dhe 2- të Republikës së Kosovës.
Njësiti për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, është duke bërë verifikimin e personave të cilët nuk kanë pasur leje pune dhe as leje qëndrimi. Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit”, thuhet në komunikatën e policisë.