Korea Veriore ka lansuar disa predha me rreze të shkurtër nga bregu lindor të shtunën, njoftoi ushtria e Koresë Jugore, derisa analistët paralajmëruar se vendi ka filluar të rris presionin ngaj Shteteve të Bashkuara pas dështimit të samitit në Hanoi të Vietnamit në shkurt të këtij viti.
Ushtria e Koresë Jugore, e përshkruajti si lansim raketor, por më pas ndryshoi përshkrimin duke e bërë më të paqartë.
Nëse predhat e paidentifikuara janë raketa, do të ishte lansimi i parë raketor që nga lansimi i raketës balistike në nëntor të vitit 2017.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.
Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.
Administrata e presidentit Trump sugjeroi mundësinë e një samiti të tretë, por Koreja e Veriut më 18 prill kërkoi që Uashingtoni ta hiqte Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nga çdo negociatë në të ardhmen.