Fjalë Kyçe

“Koronavirusi është si gruaja juaj”- Pas batutës, ministri indonezian përballet me kritika

“Koronavirusi është si gruaja juaj”- Pas batutës, ministri indonezian përballet me kritika

Pasi tha një batutë ku koronavirusi krahasohej me gratë, në një përpjekje për të qetësuar shqetësimet e publikut lidhur me lehtësimin e kufizimeve të COVID-19, ministri indonezian i Sigurisë ndodhet nën kritika tepër të ashpra nga opinioni publik vendas.

“Do qëndrojmë të izoluar përgjithmonë? Ne mund t’i përshtatemi situatës ndërsa i kushtojmë vëmendje shëndetit tonë”, deklaroi ministri i Sigurisë, Mohammad Mahfud në një video të postuar në “YouTube”.

“Dje kolegu im, Luhut Pandjaitan më dërgoi një meme ku shkruhej se korona është si bashkëshortja juaj. Fillimisht u përpoqët ta kontrollonit, më pas e kuptuat që nuk mundeni. Atëherë mësuat të jetonit me të”, tha ai në gjuhën angleze.

Qeveria indoneziane po përgatitet që në fillim të qershorit të heqë bllokimet e pjesshme në disa pjesë të vendit dhe të miratojë atë që e quan ”jetë e re normale”.