Ka ndërruar jetë piktorja e njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi.
Ajo ishte e infektuar me virusin Covid-19 dhe nuk mundi ti bënte ballë pas luftës disa javore me të.
E lindur në Tiranë në 1944-ën, ajo u diplomua për pikturë në vitin 1968, për të hapur në 1988 ekspozitën e parë personale në Berat. Po në atë vit, mori pjesë në Bienalen e Ankarasë.
Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hagë, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”