Komisioni kryesues i legjislativit të Kinës ka propozuar së fundmi ndalimin e tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra, praktika nga e cila besohet se ka qenë zanafilla e koronavirusit të ri vrasës. Ekspertët besojnë se koronavirusi i ri ka kaluar te njerëzit nga bota e egër dhe kafshët e shitura për ushqim, prandaj politikat e reja do të ndalojnë konsumin e kafshëve të tilla dhe do të vendosin gjoba të rënda për shkelësit.