Fjalë Kyçe

Koronavirusi rikthehet në Japoni, vatër infeksioni janë baret e natës

Koronavirusi rikthehet në Japoni, vatër infeksioni janë baret e natës

Kryeqyteti japonez Tokio regjistroi numër rekord të rasteve të reja me COVID-19 për të dytën ditë radhazi, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare në fund të majit.

Kanali televiziv japonez NHK, raportoi dje se 60 persona rezultuan pozitivë me Coronavirus brenda një dite.

Të shtunën, kjo shifër ishte 57, gjë që nënkupton se numri i raste të reja ditore ka qenë rreth 50 për të paktën pesë ditë.

Zonat e argëtimit të natës në Tokio janë identifikuar si vatra infeksioni.

Në fund të majit, numri i rasteve të reja ditore pati një trend rënës, por në 25 maj pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, shifra filloi të rritej përsëri.