Autoritetet në Spanjë thanë sot se do të nisin së shpejti skemën e skemën e të ardhurave universale bazë për të gjithë qytetarët, për të zbutur pasojat e koronavirusit.
Ministrja e çështjeve ekonomike Nadia Calvino tha për agjencinë vendase La Sexta se lëvizja do të ndihmojë familjet gjatë pandemisë.
Por Calvino gjithashtu zv. kryeministre, shtoi se lëvizja është diçka që qeveria kërkon “ta ruajë përgjithmonë, duke u bërë një instrument strukturor i përhershëm”.
Nëse kjo arrihet me sukses Spanja bëhet vendi i parë në Evropë që e merr këtë masë në rang kombëtar e në formë afatgjatë.
Spanja është vendi i dytë në botë i goditur më rëndë nga koronavirusi me 135,032 raste pozitive dhe 13,055 vdekje deri të hënën.
Nejrëzit lejohen të dalin vetmë për të blerë ushqimet bazë ose për të shkuar në punë nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia.
Kryeministri Pedro Sanchez tha dje se masat dotë mbeten në fuqi deri më 26 prill më e hershmja.
Të ardhurat universale bazë i jepen pa kushte çdo qytetari, me disa aspekte dalluese si për shembull mosha.
Irani ka kryer një skemë të tillë në 2011 me pagesa të përmuajshme në llogaritë familjare dhe vende të tjera e kanë tentuar për grupe të vogla njerëzish spo periudha të shkurtra kohore. Tentativa mëe suksesshme duket se është ajo e Finlandës në 2017 e cila përfundoi pas dy vjetësh në 2019 kur finlandezëve i jepej pagesë e përmuajshme €560 por kërkuesit zbuluan se marrësit ishin të lumtur por jo të motivuar për të gjetur punë.