Për secilin rast të konfirmuar të covid-19 ka të ngjarë të ketë 5-10 të tjerë të paditur.
Ata zakonisht kanë simptoma më të buta dhe janë më pak infektues, por në përgjithësi ata janë përgjegjës për pothuajse 80% të të gjitha rasteve të reja të infeksionit.
Kjo është ajo që doli nga një studim i botuar në revistën Science, i kryer nga shkencëtarë nga Imperial College London dhe i koordinuar nga epidemiologë nga Universiteti Columbia në New York.
Shqipëria aktualisht ka 51 raste të konfirmuara dhe sipas këtij studimi duhet të ketë nga 255 deri në 550 në total që do të thotë se janë nga 204 ose maksimumi 499 persona të infektuar që po lëvizin në rrugë apo në lagjet tona dhe po infektojnë. Ndërkohë që sipas statistikave të asaj që po ndodh në Itali, një i infektuar e shërndan koronavierusin tek dy ose tre persona të tjerë. Shifrat tregojnë se edhe Shqipëria do të njohë një pik të numrit të të infektuarve pas dy ose tre javësh që nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus.