Zbulimi tregon se sytë gjithashtu luajnë një rol, si në infeksion ashtu edhe në përsëritje të virusit.
Një studim befasues nga Italia tregon pse është veçanërisht e rëndësishme të shmangni përballjen me njëri-tjetrin, në mënyrë që të shmangni infeksionin e coronavirusit.
Studiuesit italianë tani kanë qenë në gjendje të dëshmojnë se virusi mund të gjendet gjithashtu në lëngun e lotëve, transmeton Telegrafi.
“Hulumtimi ynë tregon se sytë nuk janë vetëm një nga portat që virusi të hyjë në trup, por edhe një burim i mundshëm i infeksionit”, tha Concetta Castilletti, e cila ishte e përfshirë në hulumtim. Ajo theksoi nevojën e përdorimit të pajisjeve.