Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i ka vizituar mbrëmë krerët e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin dhe Visar Ymerin.
Siç ka bërë të ditur Ahmeti përmes një postimin në Facebook, temë diskutimi e këtij takimi ka qenë dhe Dialogu si dhe vizita e fundit në Bruksel.
Ahmeti po ashtu ka thënë se subjekt i këtij takimi kanë qenë edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Ky është postimi i Ahmetit në Facebook:
Mbrëmë me nënkryetarin Visar Ymeri u takuam me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes z. Philip Kossnet. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PSD dhe për zhvillimet kryesore rreth Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me fokus në viziten e fundit në Bruksel.