Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Java e Gruas 2019 do t’i shërbejë Kosovës si platformë për fuqizimin e grave.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas, por si shoqëri ka ende shumë punë para vetes, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë.
Postimi i tij i plotë:
Sot mora pjesë në nisjen e Javës së Gruas 2019, që do t’i shërbejë Kosovës si platformë për fuqizimin e grave. Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas, por si shoqëri ka ende shumë punë para vetes. Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë, mundësi të barabarta për të gjetur një punë, si dhe zhvillim të bizneseve private, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo politike. Le të na shërbejë ky organizimin, për ta rritur vetëdijen për të drejtën, pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri./Gazeta Alo/