Fjalë Kyçe

Kosova përfitoi kaq milionë euro nga MSA-ja

Kosova përfitoi kaq milionë euro nga MSA-ja

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se MSA targeton taksen doganore prej 10 % e cila është aplikuar për importin e produkteve.

“Në vitin 2016 prej muajit prill, deri në fund të vitit 2016 efekti ka qenë 16 milionë euro, por menjëherë në vitin 2017 efekti ka arritur në 31 milionë euro, ndërsa vitin që lamë pas efekti ka qenë 45 milionë euro, pra kemi një rritje progresive”, tha Stavileci në RTK1.