Në vendkalimin kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në Muriqan, kolona të gjata të automjeteve ka gjatë ditës së sotme.
Metro gjendet në vendin e ngjarjes dhe një kolonë e gjatë prej 1 kilometër shihet në Muriqan.
Veturat po presin në radhë që disa minuta, shumica e tyre janë turistë nga Kosova që po shfrytëzojnë rrugën e Kombit për të shkuar në bregdetin malazez.
Destinacioni i preferuar i kosovarëve në Mal të zi mbetet akoma Ulqini.