Një aksident komunikacioni që ndodhi të premten pasdite në Göschenen të Zvicrës, i kushtoi me jetë një kosovari nga Lybeniqi i Pejës.
43 vjeçari sipas “20min.ch”, u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi mbeti i vdekur në vend.
Mësohet se bëhet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, varrimi i të cilit pritet të bëhet nesër në varrezat e fshatit.
Vetura e Shoshit mbante targat e Zyrihut, derisa autostrada A2 u mbyll në drejtim të jugut për tri orë.