Fjalë Kyçe

Kosovës i vjen një falënderim nga Londra që i vuri sanksione Rusisë

Kosovës i vjen një falënderim nga Londra që i vuri sanksione Rusisë

Ministri britanik për Europë, James Cleverly, ka falënderuar Kosovën për vënien e sanksioneve kundër Rusisë.

Përmes një postimi në Twitter, ai po ashtu e konsideroi si bujare që Kosova vendosi t’i hapë dyert për refugjatët e Ukrainës.

“Është thelbësore që Evropa të paraqesë një front të bashkuar kundër Putinit. I jam mirënjohës #Kosovës për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofertës së saj bujare për të pritur refugjatët ukrainas. Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës”, shkroi Cleverly.