Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dhënë detaje pas incidentit me zarfe nga Serbia.
Kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, ka bërë të ditur se sot gjatë procesit të verifikimit të fletëvotimeve që kanë ardhur nga jashtë vendit, është raportuar për një kundërmim që ka ndodhur.
Ai ka thënë se tani autoritetet përgjegjëse janë duke u marrë me këtë rast dhe se KQZ mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
“Jemi në proces të verifikimit të fletëvotimeve që kanë ardhur jashtë Kosovës. Është raportuar për një kundërmim që ka ndodhur dhe ne kemi njoftuar autoritetet”.
“Aty ka zarfe që kanë ardhur edhe nga shtet tjera edhe nga Serbia. Po besoj që më pastaj do ta kemi një pasqyre më të qartë rreth këtij rasti”.
“Ju e dini se zarfi në fletëvotim përbën material të ndjeshëm – KQZ do të vendosë se si do të vazhdohet me këtë material të ndjeshëm”.
“Procesi ka qenë pak më specifik për këto fletëvotime që vijnë nga Serbia. Ato janë bartur si në të kaluarën – deri tani nuk kemi pasur asnjë incident deri në këtë rast”, ka thënë Halimi për Klan Kosova.
“Besoj se sot gjatë ditës KQZ do të mblidhet për ta marrë një vendim. Se çfarë ka ndodhur nuk e dimë, por jemi në proces që ta marrim vesh. Posa ta kemi atë pasqyrë, do ta ndajmë me ju”.
“Se çfarë substance ka qenë është herët që të flitet. Procesi tashmë është në duart e autoriteteve dhe ne presim informata nga brenda”.
“Si KQZ jemi për përkushtuar për ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor”.