Fjalë Kyçe

KQZ: Lista Serbe nuk ka dërguar njoftim zyrtar për mospjesëmarrje në votimin e 21 prillit

KQZ: Lista Serbe nuk ka dërguar njoftim zyrtar për mospjesëmarrje në votimin e 21 prillit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri tani nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga Lista Serbe për mospjesëmarrje në votimin e 21 prillit, shkruan Reporteri.net.

Ai ka bërë të ditur se kanë marrë veç një email në KKZ për tërheqje të përfaqësuesit të subjketeve politike, Lista Serbe dhe GISPO.

“Njoftim zyrtar në KQZ nuk ka dërguar, përveç një emaili që është dërguar në KKZ ku tërhiqet përfaqësuesi i këtyre dy subjekteve politike [Lista Serbe dhe GISPO]”, tha ai.

Të hënën e 9 prillit, Lista Serbe njoftoi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e planifikuara të 21 prillit dhe kanë bërë thirrje poashtu për mospjesëmarrje të qytetarëve.