Fjalë Kyçe

Krerët e shtetit në takim urgjent për taksën

Krerët e shtetit në takim urgjent për taksën

Krye parlamentari Kadri Veseli i ka ftuar në një takim në zyrën e tij presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendës kryeministrin Fatmir Limaj.

Express merr vesh se takimi pritet të mbahet sot në oren 12:00, ndërsa arsyeja e këtij takimi është taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dhe dialogu.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, ka vendosur taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën, në rast se taksa për produktet e Serbisë nuk hiqet nga Qeveria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta pezullojnë këtë vendim.