Një burrë që hoqi prezervativin gjatë marrëdhënies seksuale me një prostitutë është dënuar me 12 vite burg pasi akuzohet për përdhunimin e saj.
Lee Hogben, 35 vjeç, injoroi kundërshtimet e përsëritura të viktimës dhe vazhdoi të bënte marrëdhënie seksuale të pambrojtur në një dhomë hoteli me katër yje në Bournemouth, Dorset.
Menjëherë pas kësaj, prostituta 20-vjeçare e denoncoi në polici.
Ai u arrestua pasi akuzohet për përdhunim dhe testet mjeko-ligjore të marra nga denonucesja përputhën ADN-në e Hogben.
Kur ajo e denoncoi, 35-vjecari e kërcënoi se do ti vriste gjyshërit me anë të disa mesazheve ku i shkruante: “Do ta përplas kokën për atë që më ke bërë dhe do ti vras gjyshërit.”
Pasi gjykata vendosi dënimin me 12 vite burg, Hogben kërcënoi gjykatësin Stephen Climie duke i thënë: “Do të kthehem për ty. Do të kesh një shotgun në fytyrë në darkë.”