Mbrëmë ka vdekur pas infektimit me Covid-19, aktori i mirënjohur Luran Ahmeti, raporton Gazeta Express.
Aktori nga Shkupi është ndarë nga jeta në moshën 46 vjeçare.
Për Ahmetin kanë shkruar shumë fytyra publike që e kishin njohur nga afër të njëjtin.
Për pandeminë COVID 19 ndërkaq, Ahmeti kishte shkruar disa herë në profilin e tij në Facebook.
Ahmeti 10 ditë më parë, ka shkruar duke ironizuar se në janar e kanë ftuar duke i thënë se do t’i japin 2 milion vaksina me një çmim.
Mirëpo, i njëjti shtoi se është përgjigjur se nuk ka kohë për këtë punë.
Ai madje kishte publikuar edhe thirrje që të gjendej plazmë gjaku për një person që ishte në nevojë.
Sa i përket vaksinave, ai kishte bërë thirrje për qytetarët, duke thënë se dështimi i Qeverisë “shkon mbi shpatullat tuaja”.
“Miq, duhet ta dini. Duhet ti hapni sytë. Dështimi i qeverisë shkon mbi shpatullat tuaja”, kishte thënë ai.
Madje, Ahmeti kishte bërë pyetje nëse LSDM dhe BDI do të mbanin përgjegjësi për sigurimin e vaksinave Anti Covid.
Postimi i fundit i aktorit të njohur ishte bërë gjashtë ditë më parë, derisa, ai kishte shkruar për snobizmin.