Fjalë Kyçe

Kroacia po bën më së paku testime për Covid-19 në mbarë Evropën

Kroacia po bën më së paku testime për Covid-19 në mbarë Evropën

Numri i testeve është një nga treguesit më të mirë sesi një vend po lufton me pandeminë.

Sipas të dhënave, Kroacia renditet e fundit sa i përket numrit të testimeve të coronavirusit në Evropë.

Sipas Worldometers, deri më tani janë kryer 38.376 teste për një milion banorë në Kroaci, që e vendos pak më lart se Irani (37,297) dhe Iraku (37.233), në listën botërore dhe më poshtë se Kirgistani (40.933) dhe Uzbekistani (41.080), shkruan Veçernji list.

Pas shtetit kroat vjen Hungaria me 41.948 teste për një milion banorë dhe Sllovakia me 59.263 testime.

Në krye të vendeve me më së shumti testime është Malta, e cila ndiqet nga Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndryshe, 24.3 milionë njerëz në nivelin global janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 828 mijë persona.