Pas përmbytjeve, Australisë i duhet të përballet me një rrezik të ri, krokodilët, të cilët janë parë të lëvizin nëpër rrugët e disa qyteteve, kryesisht në Townsville.
Pas disa muaj pa shi dhe thatësirë historike, Australia po vuan pasojat e reshjeve të pandërprera. Shirat dhe përmbytjet kanë gjunjëzuar rajonin e Queensland.
Qyteti i Townsville është më i prekuri prej tyre. Banorët e dëshpëruar po luftojnë jo vetëm me përmbytjet e vrullshme, shkaktuar nga lumi Ross, i cili është bërë shkak për rrëshqitjet e tokës dhe ndërprerjen e energjisë elektrike, por dhe ndaj reptilëve grabitqarë që kanë ndërruar habitat.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët të kenë kujdes nga krokodilë të shumtë që janë parë në rrugët e qytetit. Më shumë se 11000 persona janë evakuuar për shkak të rrezikshmërisë së tyre.