Fjalë Kyçe

Kryebashkiaku i Kievit anulon shtetrrethimin e së dielës

Kryebashkiaku i Kievit anulon shtetrrethimin e së dielës

Zgjatja e shtetrrethimit në Kiev është anuluar.

Fillimisht u raportua se shtetrrethimi në kryeqytetin ukrainas do të vendosej nga ora 20:00 me orën lokale të shtunën deri në orën 08:00 të së hënës.

Ky vendim u njoftua nga kryebashkiaku Vitali Klitschko. Ndërkohë, Reuters shkruan se vendimi tani është anuluar. Shtetrrethimi do të vijojë të jetë në oraret ekzistuese që ka qenë më herët.

Luftimet në Ukrainë vijojnë sot në ditën e 31-të, pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të vendit më 24 shkurt.

Mëngjesin e sotëm disa qytete ukrainase u zgjuan nga sirenat e sulmit.