24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit janë pjesë e takimit të ministrave të Jashtëm i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.
Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, takimi do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Në të do të marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.
Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.
Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund ministri Hasani, ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock për herë të parë në Tiranë
Për ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, kjo është vizita e parë në Shqipëri. Ky takim konsiderohet si përgatitje e samitit të të radhës të Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë.
Pjesëmarrjen në këtë takim Baerbock do ta shfrytëzojë edhe për bisedime me homologun shqiptar si dhe me kryeministrin e Shqipërisë.
“Ne jemi këtu në mes të Evropës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt BE-së. E rëndësishme për ndërlidhjen mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshje për nderveprimin mes vendeve (sigurie, mbrojtje dhe lëvizsshmërie).
Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit.
Jemi në të njëjtën linjë me SHBA-në dhe BE-në sa i përket tërheqjes së forcave serbe.
Duhet të tregojmë vendosmëri më të madhe me prezencën e KFOR-it në komunat me shumicë serbe”, deklaroi për mediat para nisjes së Samitit, ministrja e jashtme e Gjermanisë.
Nisma e Procesit të Berlinit e ndërmarrë më 2014 nga kancelarja Angela Merkel synon arritjen në këto vende të standardeve, normave dhe praktikave të BE-së. Me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë ndërkohë po zhvillohen bisedimet e antarësimit. Bosnje-Hercegovina konisderohet si kandidate për antarësim ndërsa Kosova si kandidate e mundshme për antarësim.
“Të gjitha palët të intensifikojnë angazhimin për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock (nga partia Të Gjelbërit) para nisjes për në Shqipëri bëri thirrje që të gjitha palët duhet të intensifikojnë angazhimin për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“BE-ja duhet ta mbajë fjalën e dhënë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të çojnë përpara reformat e nevojshme”, deklaroi Baerbock.
Sipas saj, shumë vende kanë bërë përparime, “megjithatë vazhdimisht përjetojmë edhe hapa pas, krijohen hendeqe të reja, që duhen kapërcyer në rrugën drejt BE-së.” Si shembull ajo përmendi ndër të tjera sulmin ndaj një patrulle policie më 24 shtator në Kosovë, ku mbeti i vrarë një polic kosovar.
Njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë vendosur për rrugën për në BE. Shtetet “presin janë duke pritur ndërkohë gjatë që të zenë vendin e tyre në tryezën” e BE-së, deklaroi më tej Baerbock. Pikërisht për të rinjtë është “mëse e qartë, që e ardhmja e tyre është në BE”.
Takimi i radhës i Procesit të Berlinit sivjet zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.