Fjalë Kyçe

Kryeministri i Polonisë: Putini qëndron pas krizës së emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Kryeministri i Polonisë: Putini qëndron pas krizës së emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për orkestrimin e krizës së migracionit në kufirin e vendit me Bjellorusinë.

“Udhëheqësi bjellorus, Lukashenko, është ekzekutuesi i sulmit të fundit, por ky sulm ka një sponsor që duhet gjetur në Moskë dhe ky sponsor është presidenti Putin”, ka thënë Moraëiecki gjatë një debati në parlamentin polak.

Udhëheqësit rusë dhe bjellorusë kanë biseduar në telefon për tensionet në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, thanë Moska dhe Minsk të martën.

Minsk e përshkroi si shqetësuese vendosjen e forcave polake të sigurisë në kufi dhe tha se të dy burrat, të dy në pushtet për më shumë se dy dekada, kishin diskutuar situatën në detaje, shkruan Euroneës, përcjell Klankosova.tv

Mijëra emigrantë dhe refugjatë mbetën të grumbulluar në mot të ftohtë të martën në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Një rritje e papritur e numrit dhe përpjekjet për kalime të hënën sollën dënimin ndërkombëtar të Bjellorusisë. BE-ja akuzoi Lukashenkon për një shfrytëzim “cinik” të emigrantëve, duke orkestruar fluksin në shenjë hakmarrjeje për sanksionet evropiane të vendosura ndaj regjimit të tij autokratik pas shtypjes brutale të opozitës në vend.

Minsk hedh poshtë akuzat dhe ka fajësuar Poloninë për shkeljen e detyrimeve të saj humanitare. Në një intervistë të martën, Lukashenko akuzoi Poloninë se po zhvillon një “luftë” kundër emigrantëve.